Mbahet takimi i grupit punues për efiçencë të energjisë në Shtime

Views: 91
Avantgardia

Gjatë ditës drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Halil Halili së bashku me grupin punues me vendim të kryetarit të Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, kanë mbajtur një takim për Efiçencë të Energjisë me GIZ-in dhe Kompaninë Links 4.

Qëllimi i këtij takimi ishte Plani Komunal i Veprimit për Efiçencën e Energjisë (AKEE), për komunat e përzgjedhura për procesin e themelimit të Sistemit komunal për menaxhimin e energjisë përfshirë platformën për monitorim dhe raportim, me që rast edhe komuna e Shtimes është e përzgjedhur si përfituese e këtij projekti.