16-vjeçarja nga Kaçaniku ikën nga shtëpia, u lë letër prindërve: “Dua një jetë më të mirë”

Views: 847
Avantgardia
Viola Guri nga fshati Nikaj i Kaçanikut ka zgjedhur të ikë nga shtëpia në kërkim të një jete më të mirë, pasi që në familjen e saj po jetonte në kushte të rënda financiare. Për këtë 16 vjeçarja, do të linte edhe një letër nga ku do të ju bënte të ditur prindërve se nuk do të kthehej më. Familja po dyshojnë se dikush po e mban vajzën me substanca narkotike, ndërkaq e njëjta ka publikuar edhe video në “Snapchat”, nga ku shihet në një veturë në Rugovë të Pejës. Express ju sjell rrëfimin nga Kaçaniku

Në letrën e fundit që ia la familjes, shkroi se nuk po mundet të jetojë më me kushte të rënda financiare, e në kërkim të një jetë më të mirë do të largohej, pa treguar se ku e me kë.

Viola Guri nga fshati Nikaj i Kaçanikut, nuk e kishte ikjen nga familja për herë të parë.

Vetëm një natë pasi që u soll në shtëpi nga Policia e Kosovës pas gati një jave kërkimi, ajo u arratis, e me anë të letrës ua bëri të ditur prindërve se nuk do të kthehet më.

Problemet për 16-vjeçaren kishte një vit që kishin nisur. Që nga atëherë, ajo do të vazhdonte të ikte, e prindërit do ta gjenin në vende të ndryshme.

Kësaj here nuk ndodhi njësoj. Në javën kur atë e përjashtuan edhe nga shkolla, vajza do të zhdukej për gati një javë, e do të gjendej në Prizren nga Policia e Kosovës, që të dielën do ta dorëzonin në familje.

Por, mëngjesin e së hënës ajo do të ikte përsëri, e kësaj here do të tregonte prerazi përmes letrës që i la prindërve e motrës, që nuk do të kthehej më.

Gazeta Express gjatë ditës ka qëndruar në fshatin Nikaj në komunën e Kaçanikut, nga ku familjarët e Violës kanë rrëfyer për rastin.