Ta ndihmojmë Rinor Mjakun nga Kaçaniku

Views: 940
Avantgardia

Rinor Mjaku, është 14 vjeçar nga Kaçaniku, i sëmurë rëndë. Ai vuan nga Paraliza e Plotë e Trurit.
Rinori është djalë i Ali Mjakut, ish ushtar i UÇK-së, i cili e mbanë familjen me pensionin e veteranit dhe pensionin e babait, por këto të ardhura nuk mjatfojnë as për ushqime e nevoja të përditshme. E, familja Mjaku banojnë në një shtëpi e cila nuk ka kushte banimi. Aq më shumë me gjendjen shëndëtësore të djalit tyre me nevoja të veçanta.
Por për ta rënduar edhe më shumë situatën edhe gjyshi i Rinorit është i sëmurë rëndë.
Prandaj, të prekur rëndë nga gjendja e kësaj familje, ne, një grup shokësh e shoqesh nga Kaçaniku, kemi marr iniciativën që t’i 
NDIHMOJMË familjes Mjaku dhe ftojmë që kushdo që ka mundësi të na bashkohet në këtë iniciativë. Edhe pse sëmundja nga e cila vuan Rinori është e pashërueshme, t’i ndihmojmë familjes Mjaku që së paku t’ia bëjmë një shtëpi të banueshme dhe t’ia lehtësojmë sadopak jetën.

Duke shpresuar dhe besuar në humanitetin tuaj, ju falënderojmë paraprakisht!

Ekipi inicues:

Astrit Sokoli
Ben Apolloni
Burim Shehu
Burim Piliqi
Adnan Tafili

Adresa ku mund të drejtoheni për të ndihmuar ose për informacione, është:
Ordinanca “Mici-Dent”, në Kaçanik

Numri i telefonit:
046 184 289
Viber: +383 46184289