Amerika e do Kosovën në NATO

Views: 105
Avantgardia

Ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison i është përgjigjur Klan Kosovës mëngjesin e së martës kur televizioni ka qenë në mesin e pak mediave botërore që ka marrë pjesë në një telekonferencë me rastin e mbajtjes së samitit të ministrave të Mbrojtes së Aleancës Veri-Atlantike.

Duke i përgjigjur pyetjes së gazetarit të Klan Kosovës, lidhur me atë se nëse transformimi i FSK-së në Ushtri rrezikon anëtarësimin e Kosovës në NATO, ajo tha se janë duke punuar me Kosovën rreth kësaj çështjeje.

“Ne jemi duke punuar me Kosovën dhe po përpiqemi të sigurohemi se gjersa ata lëvizin përpara, para së gjithash duhet të kenë marrëdhënie të forta dhe normalizuese me Serbinë, që do të ishte në interesin e të dyja vendeve. Dhe së dyti do të ishte në respektin e të gjithëve që me Forcën e re të Sigurisë së Kosovës, anëtarët dhe të drejtat e pakicave të respektohen. Kosova duhet të vazhdojë të punojë drejt reformës, të punojë drejt përfshirjes me pakicat e saja dhe NATO-ja do të jetë e dobishme në çdo mënyrë të mundshme”., njofton Klan Kosova.