Gjykata Speciale fton për intervistim vëllanë e aktivistit të v;rarë të LDK-së

Views: 976
Avantgardia

Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka ftuar për intervistim, një dëshmitar i cili e kishte a’kuzuar Hashim Thaçin për vrasjen e të vëllait të tij, ndërsa më vonë ishte bërë aleat i tij.

Imer Imeri, vëllai i aktivistit të v’rarë të LDK-së, Haki Imerin, ka marrë ftesë për intervistim më 21 janar. Ai vite më radhë e kishte akuzuar presidentin Hashim Thaçi dhe Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), për vrasjen e të vëllait.

Por, dy vjet më vonë ai kishte ndryshuar deklaratat. Nuk po e akuzonte më Thaçin. Madje, ishte bërë aleat me të duke pranuar Thaçi ta shpallte “Hero të Kosovës”.

Insajderi, ka siguruar thirrjen drejtuar Imerit, i cili duhet të paraqitet në Hagë për t’u marrë në pyetje.

“Fletëthirrja ju kërkon që të paraqiteni personalisht për t`u marrë në pyetje në Hagë, Holandër. Në datën dhe kohën e caktuar. Moszbatimi i këtij urdhëri mund të nddëshkohet me gjobitje dhe burgim. “, thuhet në ftesën e Speciales.

Insajderi ka kontaktuar me Imerin i cili ka delaruar se i është kumtuar lajmi se do të ftohet nga special por thotë se nuk ka datë të caktuar kur do të paraqitet në Hage. Ai madje thotë se nuk dëshiron të bëjë publike informata lidhur me këtë çështje, por se është i gatshëm t`i përgjigjet gjykatës.