Haradinaj godet Rrahman Ramën: Komandanti i FSK-së s’ka nevojë të dalë në media

Views: 95
Avantgardia
Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar letrën që komandanti i FSK-së ia ka dërguar presidentit Thaçi rreth anulimit të vizitës së gjeneralit amerikan nga Iowa, raporton Gazeta Express.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, kishte zgjedhur që përmes një letre ta njoftojë presidentin Hashim Thaçi, se Qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj, i pyetur rreth kësaj letre, tha se komandanti i FSK-së nuk ka nevojë të dalë aq shumë në media.

“Gjenerali Rama duhet ta dijë që është komandant i ushtrisë, nëse mendon se është zor me majtë ushtrinë, ka naj djalë të ri a vajzë të re, që mund ta udhëheqë ushtrinë. Nëse mendon se duhet me qenë shpesh pjesë e mediave, duhet ta dijë se nuk është detyrë e tij. Merrni shembull prej ushtrive perëndimore, pra ka zëdhënës ushtria e tij, komandanti le të punojë. Kemi shpesh komunikime konfidenciale, e kuptoj pse po bëhet kaq e zhurmshme, po e kuptoj logjikën pse po bëhen, por i siguroj të gjithë këta që po mendojnë se ruhet miqësia duke vepru kështu. Kjo logjika që po mundohen me i bë presion Qeverisë së vendit, do t’ju kthehet keq të gjithëve. Unë ushtroj obligimet e mia kushtetuese, për Kosovën unike, të pandashme, kjo është detyra jem”, ka thënë Haradinaj

Sipas Ramës, gjenerali amerikan anuloi vizitën në Kosovë në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/haradinaj-godet-rrahman-ramen-komandanti-i-fsk-se-s-ka-nevoje-te-dale-ne-media-625922/?fbclid=IwAR2mN4HPnMmcvc3_qRZN_X_ZIwdJvQeNbgXz4TUgHDlMAfiCe2q5TnirNwg?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright