Haradinaj i reagon sekretarit të NATO-s: FSK-ja do të jetë edhe në veri të Kosovës!

Views: 604
Avantgardia

Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it”, ka thënë Stoltenberg.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar numri një i qeverisë së Kosovës. Sipas tij, ushtria e Kosovës ka të drejtë e plotë të ushtrimit të detyrës në gjithë territorin e vendit.

Ne i kemi ofruar NATO-s një protokoll të ri për vendin. S’ka më veri dhe jug. Duhet ta kuptojnë të gjithë presidenti, unë… Mbi ne është Parlamenti. Me 107 vota i është dhënë fuqia ushtrisë për gjithë territorin. Kosova nuk është e intersume. Në veri jetojnë serbët e Kosovës, janë qytetarët e Kosovës. S’kanë arsye të kenë shqetësim që ushtria mundet mu përdor kundër tyre, kjo është një garancë”, është shprehur ai.