Molliqaj tregon se me cilën parti nuk do të bëjnë asnjëherë koalicion

Views: 564
Avantgardia

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, gjatë një interviste televizive ka folur rreth koalicioneve të mundshme që PSD mund t’i bëjë në zgjedhjet e ardhshme. Ai tha që PSD është e hapur për të gjitha partitë politike por duke përjashtuar këtu Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Ai në Rubikon të KTV-së, tha që PDK është që një kohë të gjatë në pushtet dhe i ka shkaktuar shumë dëme Kosovës.

“Ne nuk kemi arritur pajtueshmëri me askënd për zgjedhjet e ardhshme, e përjashtojmë PDK-në, më shumë se 10 vite është në pushtet dhe duhet të shkojë në opozitë për shkak të dëmeve që i ka bërë Kosovës. Por me PDK-në as nuk bëjmë koalicion para zgjedhor dhe as pas zgjedhor. është vendim dhe mendojmë që është i drejtë, duhet ta ndëshkojmë PDK-në dhe të shkojë në opozitë dhe nuk ka kuptim që një parti të jetë kaq gjatë në opozitë”, tha Molliqaj, raporton Gazeta Blic.