Nënshkruhet lansimi i grantit të përformancës ”Mjedisi i Pastër”

Views: 591
Avantgardia

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e bënë të ditur kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook

Postimi i plot

Sot, së bashku me drejtorin Halil Halili nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, kemi marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) për lansimin e grantit të performancës “Mjedisi i Pastër”, ku kemi nënshkruar marrëveshje tri palëshe në mes MMPH-së, GIZ-it dhe ne kryetarëve të Komunave.
Me këtë rast i uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës e në veçanti shtimjanët të cilët i përfaqësoj, që së bashku do të bëjmë përpjekjet e nevojshme në vlerësimin e duhur të performancës komunale në fushën e menaxhimit të mbeturinave, përmes grantit të performancës, të bashkë financuar nga MMPH-ja, BMZ-ja dhe BE-ja.