Pas letrës amerikane, krerët e shtetit mblidhen në një restorant në Prishtinë

Views: 854
Avantgardia
Krerët e shtetit janë mbledhur sot në një restorant në Prishtinës, pas letrës së dërguar sot në adresë të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur një takim sot me krerët e koalicionit qeverisës në një nga restorantet e Prishtinës.

Brenda ambientit ku po zhvillohej takimi mësohet të jenë aktualisht kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, si dhe ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

Të pranishëm aty janë parë edhe zëvendëskryeministrat Dardan Gashi e Fatmir Limaj.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe  ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe  ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.

Asnjëri nga ta nuk ka dhënë detaje për mediat në lidhje me takimin e mbajtur.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi raportohet se ka qenë i pari ai që ka lëshuar mbledhjen me partnerët e koalicionit qeverisës, takim ky i paparalajmëruar që ndodhi sonte në njërin nga restorantet në Prishtinë.

Pritet të merret vesh në vazhdim se çfarë ka ndodhur në këtë takim dhe nëse është marrë ndonjë vendim.