Rufki Suma: Fillon punën në 06:00 të mëngjesit, tregon se çfarë bën gjatë tërë ditës

Views: 158
Avantgardia

Kyetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili ka fituar për të tretën herë në këtë komunë si kandidat i pavarur ka treguar rreth punës së tij që bën gjatë ditës si kryetar i Hanit të Elezit.

Suma në emisionin ‘Fakt Plus’ në Tribuna Channel, thotë se punën e fillon menjëherë pas faljes së Namazit që është rreth orë 06:00 të mëngjesit, për të vazhduar më pas deri në orët e vona të mbrëmjes me takime me qytetarë dhe punë të zakonshme ditore.

Ai flet rreth qytetarëve të Hanit të Elezit, të cilët sipas tij, i ka prioritet e që takimet me të i ka të pandalura.