Stoltenberg: FSK-ja nuk mund të hyjë në Veri, NATO-ja e zhgënjyer me taksën

Views: 818
Avantgardia
Sekretari i Përgjithshëm i NATO’së, Jens Stoltenberg, thotë se disa aleatë janë të zhgënjyer me taksën që Kosova i ka vënë Serbisë dhe Bosnjës, ndërsa tregon se transformimi i FSK’së në ushtri do të jetë serish temë në mbledhjen e Ministrave të Brendshëm të NATO’s.

Para mbledhjes së Ministrave të Brendshëm të shteteve anëtare të NATO’s, që mbahet me 13 dhe 14 shkurt, sekretari i Përgjithshëm NATO’s, ka thënë se ndër temat kryesohet që do të diskutohet në Bruksel është ndryshimi i mandatit të FSK’së.

“Në të njëjtën kohë ne do ta rishikojmë përkrahjen tonë për Forcat e Sigurisë së Kosovës, pasi ndryshuan mandatin e tyre”, ka thënë Stoltenberg, transmeton Gazeta Express.

Ai tutje ka thënë se NATO është e shqetësuar me vendosjen e taksës nga Kosova për produktet serbe dhe boshnjake, ndërsa i rikujton ushtrisë së Kosovës se duhet ta respektojë marrëveshjen e  Brukselit dhe të mos hyjë në veri, pa leje të KFOR’it.

“Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin për vendosjen e taksës. Gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të KFOR’it”, është shprehur Stoltenberg. 

Në konferencën për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, si dhe për përkrahjen e ushtrisë së Kosovës ka folur edhe ambasadorja e SHBA’së në NATO, Kay Bailey Hutchison.