Walker këshillon politikanët e Kosovës që të mos dëgjojnë më ndërkombëtarët, por popullin

Views: 1035
Avantgardia

Do të thosha në një situatë të trazuar. Ditën kur u shpall pavarësia – isha atë ditë në Prishtinë dhe të nesërmen në Pejë dhe kujtoj atë lum njerëzish që festonin çlirimin dhe pavarësinë. Pritshmëritë ishin të larta, ndoshta shumë të larta. Por edhe po të ishin në një nivel më të ulët, një numër shumë i madh njerëzish në Kosovë sot janë mjaft të zhgënjyer me ecurinë e deritanishme. Shumë njerëz thonë se duhet kohë për të ndërtuar një shtet të ri që lindi nga asgjëja, se politikanët kosovarë nuk kishin përvojë për të qenë politikanë e aq më shumë presidentë apo zëvendësministra, apo deputetë. Por mendoj se situata është zhgënjyese, ka shumë korrupsion, shumë krim, shumë pasiguri për të ardhmen. Rrjedhja e trurit që ka prekur të gjitha vendet e Ballkanit por veçanërisht Kosovën, papunësia mes të rinjve është shumë e lartë dhe ata po humbasin shumë njerëz të aftë. Kam qenë i përfshirë me Universitetin Amerikan në Kosovë në përpjekjet për të trajnuar të rinjtë me mënyrën sesi funksionon bota sot. Kemi patur rezultate të mira. Ka shumë studentë të mirë dhe inteligjentë, por sapo diplomohen ata largohen – shkojnë në Gjermani apo këtu në Shtetet e Bashkuara – e kërkojnë fatin diku tjetër pasi në Kosovë mundësitë janë shumë të pakta. Pra shumë njerëz prisnin më tepër përparim 20 vjet pas asaj që ndodhi.