Ndërron jetë akademik Idriz Ajeti

Ka ndërruar jetë më 13 shkurt 2019 në Prishtinë, në moshën 102 vjeçare, albanologu, gjuhëtari e intelektuali, pedagogu dhe anëtari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate, akademik Idriz Ajeti.

Dijetar e erudit, personalitet shkencor, pa kontributet e të cilit studimet albanologjike në Kosovë e më gjerë nuk do të ishin këto që janë sot, akademik Ajeti ishte dhe mbetet njëra nga figurat më të ndritshme të historisë sonë të re.