Nga 15 shkurti mbyllet rruga Kaçanik- Han i Elezit

Views: 835
Avantgardia
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga Kaçanik-Han i Elezit do të mbyllet përkohësisht nga data 15 deri me 22 shkurt në disa orare të pjesshme.

Sipas tyre kjo mbyllje e pjesërishme po bëhet si pasojë e punimeve që po zhvillohen në urën 407.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit sipas datave dhe orareve të mëposhtme:

15-22 shkurt 2019, mbyllje e pjesërishme 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion