Ambasadori William Woker vizitoi fshatin Raçak!

Views: 849
Avantgardia

Ambasadori William Woker vizitoi fshatin Raçak i cili vendosi kurorë lulesh dhe nderoi me një minut heshtje Martirët e fshatit Raçak.
Edhe pse Vizita e Ambasadorit Woker ishte e lajmëruar vetëm një orë para ardhjes, kryesia e fshatit doli në pritje si dhe njoftoi disa banor të fshatit, kurse banorëve tjer iu kërkojmë falje që nuk patëm mundësi ti njoftojm për shkak të kohës së shkurtër.
Zoti Woker, pas Homazheve të pranishmëve iu mbajti një fjalim të shkurtër, sigjithmonë z. Woker kur vjen në këtë fshat i ngushëllon familjarët e viktimava, por sot ai edhe kërkoi falje për mospjesëmarrje në 20 vjetorin e Masakrës së Raçakut i cili tregoi arsyet e mis pjesëmarrjes në muajin janar kurse tash tha se në Kosovë nuk kam ardhur për Pavarësinë e Kosovës por kam ardhur për ta vizituar fshatin Raçak dhe pasi ishin ditë e pavarësisë kam zgjedhur këtë ditë për ti Uruar banorët e fshatit për 11 vjetorin e Pavarësisë.
Wokeri pasi kishte një agjend mjaft të ngjeshur vendosi që të vizitoj 2 familje ku dëshironte të pinte kafe me familjarët dhe të shihte se si po jetojnë 20 vite pas Lufte.
Familjet e Vizituara u përzgjodhën aty për aty nga të pranishmit. Familjet e Vizituara ishin familja e Beqir Rizah Beqirit si dhe ajo e Brahim Sylë Halilit.
Në emër të fshatit Raçak e falenderoj ambasadorin William Woker, si dhe shoqëruesit e tij z. Sab Gashi dhe të tjerët.