Shpesa Shala drejtoreshë e re e Arsimit në Prishtinë

Views: 774
Avantgardia

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka emëruar Shpresa Shalën drejtoreshë të Arsimit.

Deri tani ajo ka qenë drejtoreshë e Shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.

Jeto eko, jeto mençur – Shtëpitë e fundit në lagje

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

“Në punën e saj ka arritur suksese të jashtëzakonshme, si në zbatimin e kurrikulës ashtu edhe në vendosjen e rregullit në shkollë, si dhe bashkëpunimin me Këshillin e Prindërve. Edhe më me rëndësi, shkolla ka treguar rezultate në suksesin e nxënësve. I urojmë suksese në punën e mëtutjeshme në menaxhimin e arsimit në komunën tonë”, thotë Ahmeti për të.

Pozitën e Drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës e ka mbajtur, Jonuz Salihaj i cila ka qenë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).