“Ushtria dhe Policia e Serbisë në gjendje gatishmërie te kufijtë e Kosovës”

Views: 740
Avantgardia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq sot ka qëndruar në Medvegjë dhe nga atje ka dërguar fjalë kërcënuese për Kosovën, transmeton Koha.net.

Ai në cilësinë e komandantit suprem të forcave Ushtarake të Serbisë, ka thënë se forcat serbe të vendosura pranë Kosovës janë në gjendje të pengojnë çdo sulm të mundshëm kundër shtetit të Serbisë dhe popullatës së saj e cila, ka shtuar ai, ”jeton jo vetëm në këtë anë të kufirit”.

“Forcat tona janë shumë superiore, kanë shumë siguri dhe me shumë besim në veten e vet, dhe kjo është e gjitha që mund t’ia them popullit. Ato, në çdo kuptim – me profesionalizëm, me trajnime, me gatishmëri dhe me numër”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq.

Ai ke theksuar se “krijimi i Ushtrisë së Kosovës është problem i tmerrshëm, ndërsa në Kosovë serbëve po u premtohen kulla e qytete që të bëhen pjesë e saj”.

Sipas tij, krijimi i Ushtrisë së Kosovës është sulmi ndaj serbëve dhe Ushtrisë serbe.