Labinot Tahiri fton qytetarët për protestë, paralajmëron bllokimin e rrugës!

Deputeti i Republikes së Kosovës Labinot Tahiri, ka ftuar qytetarët e Ferizajt që të dalin të shtunën në protestë.

Shkak për këtë është mosasfaltimi i rrugës së fshatit Tërrën, dhe ai ka paralajmëruar bllokimin e disa rrugëve të Ferizajt.

Tahiri në protestë e ka ftuar edhe kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu.

Banorët me kanë kërkuaar që të dalim në protestë dhe i lus të gjithë qytetarët e Ferizajt me rrethinë, po ashtu edhe Kryetarin Z Agim Aliun, kryesine e çdo partieee, sepse këtu nuk ka të bëj me merita por me premtimin që nuk po shtrohet rruga!

Ne do ta bllokojmë edhe rrugën Arbër Xhaferi, dhe Babush-Ferizaj!

Më vjen shumë , shumë keq që bëhet hajgare me ata banorë tash e 6 vite.

Unë ju bëj thirrje për ditën e shtune me datë 16 mars 2019!