Policia e Kosovës ende nuk ka bërë asgjë lidhur me kërcënimet e vazhdueshme që po ju bëhen Idriz Isufit!

Views: 591
Avantgardia

IndeksKosova kohë më parë ka botuar artikullin lidhje me kërcënimet që u ishin bërë dhe vazhdojnë t’i bëhen ish ushtarit të UQK-së Idriz Isufit nga fshati Lloshkobare komuna e Ferizajt, ky rast ende mbetet i pa trajtuar nga organet e rendit, ndërsa personi në fjalë mbetet i rrezikuar ndërsa familja e tij është në panik se nga frika se do ta humbin djalin e tyre!

IndeksKosova ka kontaktuar me nënën e Idrizit ku ka shprehur indinjatën e thellë ndaj organeve të drejtësisë se si nuk po zgjidhet kjo qështje dhe autorët që qëndrojnë prapa këtyre kërcënimeve të dalin para drejtësisë!

Djali im që një kohë të gjatë është larguar nga shtëpia dhe ka emigruar rrugëve të Evropës pasi që në shtëpinë ku ka lindur dhe është rritur nuk është i sigurt të qëndroj pasi që ai ka menduar ndryshe ndaj politikes dhe ka qenë në luftë që ne sot ta gëzojmë lirinë!