Demokracia Studentore akuzon deputetet e Ferizajt se e kanë instaluar rektorin e PDK-së nga Skenderaj për ta shkatërruar universitetin publik të qytetit!

Views: 1092
Avantgardia

Mexhid Ramusa kryetar i organizatës Demokracia Studentore për mes një postimi në Facebook i ka akuzuar deputetet e Ferizajt që e kanë instaluar rektorin nga Skenderaj i cili e ka shkatërruar universitetin publik të Ferizajt!
Rektori aktual i këtij universiteti sipas Demokracisë Studentore e ka shkatërruar universitetin publik duke i bllokuar intelektualët e regjionit të Ferizajt duke i zëvendësuar me ata të anës nga Vjenë edhe vetë rektori të gjithë pa plotësuar as një kriter dhe duke u punësuar pa konkurse!
Postimi i plotë!
Ai politikan që e ka instaluar dhe e ka përkrahur rektorin nga Skenderaj që ta shkatërroj Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj është turpi i shoqërisë!
Armiku në momentin e parë kur ta sulmon një shtet ja ndal shkollimin, ju deputetet e Ferizajt jeni armiku i shoqërisë dhe rinisë se për interesat t ‘juaja personale i keni shitur studentet dhe universitetin!
Ju kemi thirrur çdo herë nuk jeni përgjigjur ju kemi adresuar problematikat me shkrimi nuk jeni përgjigjur!
A dini pse? se edhe ju jeni pjesë e krimit!
Turp të keni!
Nuk ka mbet më rrugë tjetër për veç protestës!
Me 20.03.2019 protesto për çlirimin e Universitetit publik!