Opozita në Ferizaj e cilëson të jashtëligjshëm ekipin e ekspertëve të urbanizmit

Views: 1788
Avantgardia

Subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, dega në Ferizaj, kanë kritikuar Ekzekutivin e Komunës me arsyetim se ka formuar një grup të ekspertëve në fushën e urbanizmit, i cili po e degradon qytetin duke propozuar projekte të ndryshme, të cilat nuk po pëlqehen as nga qytetarët.

Sipas opozitës, formimi i këtij grupi të ekspertëve nuk specifikohet me ligje në fuqi, ndërkohë brenda tij janë futur njerëz joprofesionalë, të cilët mund t’i kontribuojnë interesit të përgjithshëm.

Muharrem Svarqa, shef i Grupit të këshilltarëve në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, njëherësh kryetar i këtij subjekti, ka thënë se qeverisja e kaluar pati kontraktuar një kompani profesionale për konsulentë, ndërkohë kjo qeverisje e ka bërë një ekip të vetin i cili nuk parashihet me ligj.