Haradinaj nxjerr ligjin përmes të cilit do të ndalojë lojërat e fatit!

Views: 1127
Avantgardia

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është përgatitur ligji, i cili do të shërbejë për ndalimin e lojërave të fatit.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Për Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit.


Edhe Grupi Parlamentar i LDK-së ka përgatitur një rezolutë për ndalimin e lojërave të fatit, bastoret dhe kazionot.

Ky veprim vjen pas incidentëve të fundit që kanë ndodhur brenda lojërave të fatit, të cilat kanë përfunduan me viktima.

Rasti i fundit i vrasjes në kazino ishte ai i 36 vjeçarit nga Rezalla e Skenderajt, ku u vra në vendin e tij të punës në Lipjan.