Mbyllen bastoret dhe kazinot në Shtime

Views: 892
Avantgardia

Shtime më, 22 mars 2019 – Një aksion i ndërmarrë sot nga ATK-ja, Doganat, Policia e Kosovës, përkrahur nga Inspektoriati i Komunës së Shtimes, për inspektimin dhe kontrollin e lokaleve të lojërave të fatit në Shtime, që ka rezultuar me mbylljen e tyre, menjëherë pas vendimit të qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Komunës, z. Naim Ismajli tha se me vendimin e sotëm të qeverisë së Republikës së Kosovës për mbylljen e të gjitha lojërave të fatit, inspektoriati së bashku me ATK-në dhe Policinë e Kosovës ka marrë këtë aksion duke i mbyllur të gjitha ato në komunën e Shtimes