Aktakuzë ndaj Bujar Bukoshit, Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit për ‘Fondin e tre përqindëshit’

Views: 1165
Avantgardia

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Bujar Bukoshit, Naser Osmanit e Atdhe Gashit.

Sipas informacioneve të cilat i posedon KALLXO.com aktakuza ndaj këtyre tre personave është ngritur nën dyshimin për keqpërdorimin e ‘Fondit të tre përqindëshit’.

Prokurori special Sylë Hoxha, e ka  konfirmuar për KALLXO.com se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Bujar Bukoshit, Naser Osmanit e Atdhe Gashit.

Sipas Sylë Hoxhës procesi gjyqësor ka filluar dhe momentalisht është në fazën e kundërshtimit të provave.