167 aktakuza për një muaj në Ferizaj

Views: 489
Avantgardia

Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media gjatë muajit mars 2019 ka ngritur gjithsejtë 167 aktakuza për raste të ndryshme penale.

Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur 18 aktakuza, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur 137, ndërsa në Departamentin për të Mitur të kësaj prokurorie gjatë muajit mars janë shqiptuar 12 masa edukative.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.