Kosova është e para në Evropë, për të keq – kryeson listën e vendeve me tkurrjen më të madhe të popullsisë (Foto)

Views: 727
Avantgardia

ipas të dhënave të një ankete të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), Kosova zë vendin e parë në Evropë, sa i përket tkurrjes së popullsisë, në vitet e fundit.

Po sipas të njëjtave të dhëna, të publikuara nga mediumi prestigjioz britanik The Guardian, përcjell Telegrafi, gjatë periudhës 2007-2018, Kosova ka pësuar një tkurrje të popullsisë me rreth 15,4 për qind.

Kështu, sipas po të njëjtave të dhëna, Kosova ndiqet ndër tjerash nga vende si Lituania, Letonia, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, Bullgaria, Serbia, Kroacia e Shqipëria.

Shumë vende të Evropës Lindore kanë parë që numri i popullatës së tyre të bie mes viteve 2007 dhe 2018

Ndryshe, në hulumtimin e ECFR thuhet se vendet e Evropës Juglindore dhe Lindore janë më të shqetësuara për emigracionin sesa për imigracionin, sipas një studimi të gjerë të qëndrimeve në 14 vende të BE-së.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, në Spanjë, Itali, Greqi, Poloni, Hungari dhe Rumani, gjashtë vende ku nivelet e popullsisë janë ose të njëtrajtshme, ose në rënie të ndjeshme, më shumë qytetarë kanë thënë se emigrimi ishte shqetësim më i madh sesa imigrimi, sipas anketës nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR).

Sa i përket vendeve të BE-së, rëniet më të mëdha janë në Rumani, ku popullsia është zvogëluar për gati 10% gjatë dekadës së kaluar, pasi një eksod kryesisht i të rinjve lëvizën për të punuar në Evropën Perëndimore.

Megjithatë, në vendet veriore dhe perëndimore, shqetësimet mbi imigracionin tejkaluan shumë ato për emigracionin.

Hulumtimi thuhet të jetë kryer për të përcaktuar çështjet kryesore të shqetësimit përpara zgjedhjeve parlamentare evropiane në maj. Ndryshe, të 14 vendet e anketuara do të zënë 80% të vendeve në parlamentin e ri.