Ministri i Punëve të Brendshëme pritet të lirohet nga detyre, por si duket Labinot Tahiri do ta jep vendimin final të shkarkohet apo të zëvendësohet

Views: 1715
Avantgardia

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të mos ketë rehati. Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është i pakënaqur edhe me ministrin e radhës në këtë dikaster, Ekrem Mustafën, pasi që ky i fundit nuk është i dëgjueshëm. Madje, po shqyrtohet edhe mundësia e lirimit të tij nga kjo detyrë.

Ministria më problematike po del të jetë ajo e Punëve të Brendshme. As ministri i tretë, nuk po del të jetë i duhuri.

Siç merr vesh IK, zëvendëskryeministri njëherësh kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është duke e shqyrtuar mundësin e lirimit nga detyra ministrin e Punëve te Brendshme, Ekrem Mustafa, por për këtë vendim final e jep Deputeti nga radhët e AKR-së Labinot Tahiri pasi që ka insistuar që kjo ministri ti takoj Ferizajt…!

Kjo pakënaqësi, siç merr vesh televizioni, vjen pas mos kënaqshmërisë së Pacollit me punën e Mustafës. Pakënaqshmëria ndërlidhet edhe me mosdëgjimin nga ana e ministrit. Krejt këto Pacolli i ka adresuar përmes një shkrese.