Mustaf Grainca nënshkruan kontratë për transfer mujorë të parave në llogari të KF Ferizaj

Views: 440
Avantgardia

Zëvendës Ministri Mustafë Grainca, njëherit kryetar aktual i  klubit, sot ka nënshkruar një kontratë me bankën  që nga llogaria e tij personale  çdo muaj një sasi e mjeteve të transferohet në llogarinë e klubit KF Ferizaj.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social ku ka publikuar edhe  kontartën e nënshkruar për këtë qëllim.

“Sot, nënshkrova urdhër transferin për sponzorim të klubit futbollistik “FERIZAJ”, me një shumë simbolike financiare, me bazë mujore, nga llogaria ime bankare. Secili nga NE, me bazë vullneti, mund ta bëjmë një veprim të tillë, të nënshkruajmë urdhër transferin për ndarje nga paga, shumën prej 2 apo 5 euro, për çdo muaj, për të ndihmuar klubin tonë. Unë e bëra në Raifaisen Bank, bëje edhe ti!” ka shkruar Grainca.

Është ky një gjest   i cili po përshëndetet  nga shumë qytetarë dhe si një inisiativë e mirë që edhe në këtë formë ti ndihmohet klubit ferizajas i cili me  vite po ka vështirësi më  financim.

Ndoshta kjo do të  bëjë që edhe shumë afarist ferizajas  të veprojnë njëjtë  dhe të nadjanë mjete , çoftë nga llogaritë personale apo edhe ato të bizneseve të tyre.