Rashit Qalaj bënë reforma në Policin e Kosovës

Views: 960
Avantgardia

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka bërë ndryshimet masive të personave të emëruar në pozita të larta drejtuese brenda këtij institucioni. Media ka mësuar emrat e drejtorëve që janë zëvendësuar me të tjerët dhe postet në të cilat riemëruar disa prej tyre….

Media ka mësuar se një nga drejtoritë më të rëndësishme të Policisë së Kosovës, ajo e Prizrenit, më nuk do të udhëhiqet nga koloneli Nexhmi Krasniqi dhe se në vend të tij është emëruar Faton Alija, i cili sot është graduar në pozitën e kolonelit. Ndërsa,  burimet e Periskopit bëjnë të ditur se Krasniqi do të jetë drejtor rajonal në Policinë Kufitare në zonën e njëjtë.

Edhe Rexhep Sijarina është larguar nga posti i drejtorit rajonal të Policisë. Burimet bën të ditur se në këtë post do ta zë Fehmi Hoti, i cili po ashtu sot është graduar në pozitën e koloneles. Ndërsa, Sijarina është dërguar drejtor në pikën kufitare në Han të Elezit dhe në Gllobocicë.

Edhe drejtori për krim të organizuar, Agron Nezaj është larguar nga ky post. Media mëson se në vend të tij është emëruar Florie Hajra.

Nga pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës është larguar Ahmet Hasi, ndërsa në vendin e tij është emëruar Lumni Graishta.

Tutje mësohet se nga drejtoria rajonale në Ferizaj është larguar Gazmend Hoxha, ndërsa në vend të tij është emëruar Emin Beqiri.

Arbnesh Ajvazi, i cili deri më tani ka qenë drejtor i Njësive Speciale nga sot është emëruar shef i operativës në Prishtinës.

Ndërsa, Ahmet Nuredini i cili ishte drejtor i Drejtorisë për Inteligjencë, është vendosur te komisioni për ankesa.

E, Veton Elshani nga Qendra është bërë zëvendësdrejtor në Policinë e Pejës.

Për t’i konfirmuar këto ndryshime, ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin, i cili ka thënë se gradimi i disa prej personave në fjalë është bërë në një ceremoni publike, dhe se ata do të vendosen nëpër pozita, varësisht prej ndryshimeve që nevojiten në strukturat e Policisë së Kosovës.

Ai ka kërkuar që lista e plotë t’i dërgohet në e-mail dhe më pas të pritet përgjigje deri të hënën.

“Të gjitha janë pozita publike, nuk kemi arsye t’i mbajmë fshehtë”, ka thënë Kelani.

Këto janë ndryshimet më të mëdha që janë bërë në struktura të larta të Policisë së Kosovë viteve të fundit./ /PERISKOPI