Një mësuese në shkollën “7 Marsi” theret me thikë nga një grua

Views: 1010
Avantgardia

Pak momente më parë një mësuese e klasëve parashkollore e shkollës fillore “7 Marsi”, është therur me thikë.

Klan Kosova mëson se një grua – nëna e një prej nxënëseve të shkollës që ndodhet në lagjen Emshir të Prishtinës, i ka shkaktuar mësueses V.P. disa plagë me mjetin e mprehtë.

Viktima është dërguar për trajtim të menjëhershëm në QKUK.

Në vendin e ngjarjes këto momente ndodhen edhe policia.

Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, derisa gjithçka është zhvilluar para syve të nxënësve parashkollor të moshës 4-5 vjeçare.