Pamje: Përleshje në zgjedhjet e PDK-së në Raushiq

Gjatë kuvendit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në fshatin Raushiq të Pejës, dyshohet se ka pasur një përleshje fizike midis disa personave.

Klan Kosova ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Pejës, mirëpo ky i fundit nuk ka pasur njohuri rreth këtij incidenti.

Dyshohet se procesi zgjedhor në nëndegën e Raushiqit është ndërprerë për shkak të mospajtimeve ndërmjet anëtarëve për mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar apo të arrestuar gjatë kësaj ngjarje.

klankosova.tv