Deputeti Reçica vizitë zyrtare në Angli!

Views: 123
Avantgardia

Deputeti i Republikës së Kosovës Elmi Reçica po qëndron në një vizitë zyrtare në Angli, këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social në Facebook

Shkrimi i plotë:

Vizitë zyrtare në Angli organizuar nga Grupi Britanik i Unionit Ndërparlamentar. Në kuadër të ditës së parë të kësaj vizite, bashkë me delegacionin e Kosovës realizuam takime dhe vizita të shumta me drejtues të institucioneve shtetërore angleze, me këtë rast u pritëm nga Sir Alan Duncan, Ministër për Evropë dhe Amerikë, takim me Komisionin për Zhvillim Ndërkombëtar në Parlamentin Britanik të kryesuar nga Stephen Twigg, takim me Lord Dubs me të cilin diskutuam mbi temën e zgjidhjes së konflikteve, tryezë e rrumbullakët e udhëhequr nga Martin Vickers, bashkëkryesues i Grupit të Miqësisë për Kosovën, pritje në parlament e organizuar nga John Grogan, bashkëkryesues i Grupit të Miqësisë për Kosovën.

Përgjatë gjithë takimeve ndërmjet delegacioneve shtetërore të vendeve tona u rikonfirmua mbështetja e Anglisë për Kosovën, vlerësuam miqësinë e shkëlqyer ndërmjet vendeve dhe popujve tanë, gjithashtu konstatuam si të domosdoshme thellimin dhe fuqizimin e bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona.