Haradinaj komenton përfshirjen e emrit të Veselit në rastin e fajdesë

Views: 127
Avantgardia

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka komentuar video incizimin e publikuar dje për marrje të paligjshme të parave, ku përfshihet emri i kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli duke thënë se duhet të vlerësohet kredibiliteti i deklaratave të tilla.

Gjatë konferencës për media, pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj përsëri ka uruar liberalizimin e vizave që sipas tij kanë bërë avancime të dukshme dhe në vjeshtë pritet të vijë fundi kësaj teme.

Ai foli edhe për mocionin e mosbesimit të opozitës, ku u shpreh si pozitë mund ta votojnë rrëzimin e Qeverisë, në momentin kur e vlerësojnë se duhet ndërmarrë një hap i tillë.

Për takimin me kancelaren Merkel, kreu i ekzekutivit tha se ftesa është shumë e rëndësishme dhe do t’i trajtojnë gjitha temat e interesit për thellime të marrëdhënieve. KosovaPress/