Bllokohet edhe Prokuroria Speciale, punëtorët evakuohen nga ndërtesa

Views: 150
Avantgardia

Kërcënimi me bombë ndaj Këshillit Gjyqësro të Kosovës është marrë tejet serioz nga hetuesia. Rruga “Luan Haradinaj” ku edhe ndodhet ky institucion është bllokuar nga Policia. IK merr vesh se nga Policia po ruhet edhe Prokuroria Speciale ndërsa punëtorët janë evakuuar nga ndëresa.

Për rastin e kërcënimit me bombë policia ka thënë se do të përgjigjen pas pak, nuk dihet nëse ata kanë arritur ta identifikojnë personin e dyshuar që kërcënoi me bombë.

Po ashtu ende nuk dihet arsyeja e këtij kërcënimi.

Ne vend te ngjarjes janë pa edhe policë të drejtorisë kundër terrorizmit që kanë qenë në rroba civile.