Çfarë thotë Xhabir Zharku për Kadri Veselin e Hashim Thaçin?

Views: 355
Avantgardia

Ai në një intervistë ekskluzive për gazetën inFokus tregon se ruan raporte të mira shoqërore me kreun aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin dhe takohet me të kohë pas kohe, sikur edhe m zyrtarët tjerë të kësaj partie.

“Kemi raporte të mira, raporte shoqërore. Nuk mund të them se kemi ndonjë raport të keq. Takohemi në mundësitë që na jepen, në angazhime të ndryshme”, thotë Zharku për gazetën inFokus.

Ai vlerëson pozitivisht punën e Veselit në PDK ashtu sikur edhe të Hashim Thaçit sa ishte në krye të kësaj partie.

Se cili është lider më i mirë i partisë, për Zharkun është e vështirë ti ndajë.

“Po une nuk do ti kisha ndarë as njërin as tjetrin pasi që të dytë kanë qenë pjesë e Partisë Demokratike që nga fillimi edhe pse në detyra të ndryshme. Por, mendoj se të dytë edhe Thaçi por edhe zoti Veseli i kanë dhënë një impuls të mirë Partisë Demokratike dhe zhvillimeve politike e demokratike në Kosovë”, thotë Zharku.

Ai fletë në detaje edhe për vizitat që i kanë bërë zyrtarët e kësaj partie pas kthimit nga Suedia kur vuajtja e dënimit kishte kaluar afatet ligjore për shkak të ikjes së tij nga Kosova./Gazeta inFokus/