Qeveria nënshkruan marrëveshje me bizneset shqiptare në Gjermani

Views: 99
Avantgardia

Qeveria i ka dhënë në dispozcion bizneseve të diasporës Parkun e Bizneseve të Malishevës. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, u tha se ky është hap konkret i qeverisë së Kosovës për t’u afruar me bizneset e diasporës dhe për t’u dhënë mundësi që të kontribuojnë në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i bëri thirrje diasporës që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Kur shumë prej jush jeni të zot, kur shumë prej jush hapni vende të punës, kur shumë prej jush e ktheni mundin e juaj, djersën e juaj, paren e juaj në këtë vend, unë e di kush ka me qenë populli im. Unë jam thellë i bindur që ju mund ta bëni këtë, unë jam thellë i bindur që secili në këtë sallë, e secili shqiptar në diasporë sipërmarrës ka mundësi një pjesë të veprimtarisë së vet, të hyrave të veta, vlerës së vet të shtuar, me e kthy në Kosovë, jo veç remitenca, jo vetëm për dasma, jo vetëm për shtëpi, jo vetëm me na përkrah neve këtu kur jemi ngushtë, por edhe në projekte ekonomike, ashtu siç disa prej juve keni bërë. Bravo ju koftë, por mos u ndalni! Nëse kanë mundur me u kthy izraelitë, nëse kanë mundur plot të tjerë me u bo të zot pa qenë të mëdhenj si popull, unë jam thellë i bindur se nuk ka popull më të zot se ne, shqiptarët, se e di ku e kemi nxjerrë vetën veç para 20 vitesh”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj tha se diaspora asnjëherë nuk duhet të heq dorë për Kosovës.

“Ne kemi nevojë me na kuptu popujt e qeveritë e vendeve me rëndësi, e Gjermanisë, Amerikës, e Anglisë, Italisë, Zvicrës, Francës, ju mund të bëni shumë që me na kuptu drejtë”, shtoi Haradinaj.