Reçica viziton Mbretërinë e Bashkuar!

Views: 247

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kuadër të ditës së dytë të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar i organizuar nga Grupi Britanik i Unionit Ndërparlamentar, u zhvilluan takime të shumta, ndër të tjera takuan anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, të kryesuar nga Tom Dugendhad, drekë pune shtruar nga John Wiitingdale, si dhe takuan anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Lordëve, të kryesuar nga Lord Howell of Guildford.

Në kuadër të këtyre takimeve, u diskutua për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të vendeve të Kosovës si dhe u kërkua vazhdimi i përkrahjes së politikës angleze ndaj Kosovës në fusha të ndryshme.