Festa diplomatike në Strasburg Kosova prezantohet denjësisht

Views: 115
Avantgardia

Komuna e Strasburgut, qyteti i dyte diplomatik në France pas Parisit – selia e institucioneve të BE dhe KiE, me 200 diplomatë, 44 përfaqësi diplomatike- e transformoi sheshin « Place du Château », pranë Katedrales madhështore Notre-Dame, në një hapësirë multikulturore: 30 konsullata të akredituara në Strasbourg, instaluan shtëpizat (tendat) e bardha për ti prezantuar qytetarëve të Strasbourgut, gjithçka origjinale të vendeve që ata përfaqësojnë : pasuritë natyrore, kulturore, traditat, specialitetet kulinare. Një shëtitje e vërtete festive nëpër botë me kostume popullore, instrumente muzikore tradicionale, flamuj. Në tendën e Kosovës u prezantuan artistja e punimeve te argjilës Agata Cetta, Kompania « Safrani&Co », Birra « Peja », vera « Stone Castle » si dhe Ansambli i valleve popullore « Pavaresia ». Dashamirës, kureshtarë, bashkatdhetarë iu bashkuan shtëpizës kosovare përgjatë dites. Birrat ” Peja” dhe vera “Stonecastle » shoqëruan drekën e ekipit të Komunës së Strasbougut, në te cilën u ftua edhe Ambasadorja e Kosovës, zonja Mimoza Ahmetaj. Kryetari i Komunës, zoti Roland Ries, në fjalën e tij e cilësoi këtë festë në mënyrë simbolike ” dialog me botën”. Ai shkëmbeu një bisedë të përzemërt me zonjën Ahmetaj dhe tha se : « Synon qe kjo ngjarje te jete tradicionale. Prania e kaq shume përfaqësive diplomatike tregon për interesimin dhe bashkëpunimin e mire te dyanshëm ne mes te qytetit dhe shteteve përfaqësuese » . Një moment tejet festiv u krijua nga vajzat valltare të grupit « Pavarësia » të cilat ndezën sheshin qendror për 20 min. Publiku i entuziazmuar iu bashkua valles, duartrokitje pafund madje edhe insistim për ta përsëritur performancen Një progres i shënuar ky në rritjen e kapitalit të simpatisë për Kosovën në këtë event, manifestim i diplomacisë kulturore si një nga format më efikase për të ndërtuar ura mes popujve”, thuhet më tej në njoftimin për media. Ngjarja u përcoll edhe nga mediat në krahinën e Alcase me tituj të cilët përshkruanin ngjarjen si një takim të rëndësishëm kulturash dhe në fotot ilustruese vendin e nderit e mbanin vajzat valltare kosovare.