Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po kërkon bashkim kombëtar!

Views: 197
donita

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj postimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ky i fundit kishte thënë se sulmet ndërmjet presidentit Thaçi dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Berisha, nuk nxjerrin një të vërtetë. Madje Mustafa konsideron se si të tilla janë të dëmshme dhe të panevojshme.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Thaçi ka thënë se asnjë e keqe nuk i vjen vendit nga debati dhe paraqitja e pikëpamjeve të ndryshme për realizimin e qëllimit të përbashkët. Ka përsëritur edhe një herë se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës.

“Korrigjimi i padrejtësive ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve është përkushtimi im i pandalshëm. Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, njësoj sikurse Kosova që duhet të bashkohet natyrshëm me Shqipërinë, nën ombrellën e përbashkët të BE-së ose edhe vetëm nën ombrellën shqiptare, nëse BE-ja vazhdon t’i mbyllë dyert e saj për ne. Ju z. Mustafa dhe shumë të tjerë mund të më këshilloni. Kjo më bën më të fortë në punën time drejt qëllimit final”, tha Thaçi.

Kreu i vendit ka thënë se ky mision për dikë mund të jetë i pamundur, ashtu siç para 20 viteve nuk është besuar se liria dhe pavarësia janë të pamundura, por që në përpjekje të tilla, ai ka kërkuar edhe miq e aleatë.  “Në përpjekje për arritjen e këtij qëllimi, unë kërkoj miq dhe aleatë. Unë dua që ju z. Mustafa, të jeni në krah me mua. Të tjerët që hezitojnë sot duhet ta mendojnë mirë këtë çështje, por mos të vonohen shumë. Nuk është mision i pamundur, përkundrazi. Bashkimi kombëtar