Përmbaruesit ia marrin Komunës së Ferizajt 300 mijë euro për shpronësime

Views: 282
donita

Drejtoria për Pronë, Kadastër e Gjeodezi në Komunën e Ferizajt po përballet me mungesë të buxhetit për shpronësime të parcelave derisa përmbaruesit ia kanë marrë rreth 300 mijë euro.

Për këtë vit është planifikuar gjysmë milioni euro për shpronësime, por në dispozicion janë vetëm afro 150 mijë euro.

Vetëm shpronësimi i parcelës së varrezave kap shumën prej 450 mijë eurosh, ndërkohë që shuma e borxheve të grumbulluara në sektorin e Kadastrës është 2 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Sabri Murseli, drejtor për Pronë, Kadastër e Gjeodezi në Komunën e Ferizajt, ka njoftuar se shpronësimet po vijnë si rezultat i implementimit të projekteve të reja kapitale, andaj gjatë këtij viti ka pasur një varg kërkesash të tilla.