Thaçi i përgjigjet Vuçiqit për ushtrinë: Në çdo rast institucionet e Kosovës të gatshme, përfshirë edhe FSK-në

Views: 532
Avantgardia

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se deklaratat e homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq se ”janë në gjendje gatishmërie për ndërhyrje ushtarake në Kosovë”, janë populiste.

”Është deklaratë populiste që kryesisht ka parasysh opinionin e brendshëm në Serbi. Aleksandar Vuçiq e di shumë mirë që nuk mund të lëviz në drejtim të Kosovës diçka që është e pamundur dhe e paimagjinueshme dhe vet ai është i bindur por në çdo rast institucionet e Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe FSK janë në gjendje gatishmërie”.

Thaçi ka deklaruar se deklarimet e tilla nuk i sheh kërcënime, dhe ka apeluar që Beogradi të mos bëhet adresë e njerëzve të involvuar në krim, njofton Klan Kosova.

”Deklarimet populiste nuk janë kërcënime për luftë, bëhen për të fituar simpati nga opinioni publik në Serbi, askush s’bënë t’i mbrojë njerëzit që kanë shkelur ligjin, përkundrazi duhet t’i dorëzojë. Beogradi s’duhet në asnjë rrethanë të jetë adresë mbrojtëse e njerëzve të involvuar përkundrazi duhet të tregohet bashkëpunuese”.