Vera në Evropë, priten temperatura përvëluese

Views: 216
Avantgardia

Vera ka filluar në Evropë këtë fundjavë me temperature të larta në Britaninë e Madhe, Francë, Portugali dhe Spanjë, temperatura që kanë shkuar deri në 30 gradë celsius para një rënieje të pritshme javën e ardhshme.

Sipas Acuweather, valët e të nxehtit mund të jenë një trend këtë verë në Evropë. Temperatura që do të arrijnë 40 gradët celsius do të regjistrohen në Francë, Spanjë dhe Portugali. Meteo France ndërkohë shkruan se Evropa dhe Franca do të përjetojnë temperature më të ngrohta këtë verë për shkak të sistemeve të presionit të lartë, përcjell ksp.

Agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës ka lëshuar paralajmërime për temperature të larta në pjesë të Andaluzisë, gjatë fundjavës. Valët e të nxehtit dhe moti i thatë në Evropë mund të vendosë disa vende në rrezik zjarresh me Portugalinë veriore, Spanjën dhe Alpet, më të rrezikuarat.

Veçanërisht Portugalia dhe Spanja mund të shohin valë të nxehti që zgjasin me ditë të tëra, me temperature mbi 43 gradë celsius. Instituti i ndryshimeve klimaterike në Universitetin e Mainit ndërkohë ka parashikuar temperatura në rreth 20 gradë celsius në Evropë për këtë javë që sapo ka filluar