Emocionuese: Besa Bese Besën ta kem dhanë për Kosovë jetën dojmë me dhanë, këndojnë futbollistet Kosovarë

Views: 302
donita

Në ndeshjen e zhvilluar në “Vasil Levski”, Kosova realizoi fitore me rezultatin 2-3 si musafirë ndaj Bullgarisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Për Kosovën realizuan Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani. Për ‘Dardanët’ kjo ëshë një fitore historike, pasi që është fitorja e parë në ndeshjet e vlefshme për “Euro 2020”.

E pas ndeshjes kuptohet se atmosferë të zjarrtë kishte edhe në zhveshtoret e futbollistëve. Pjesë e kësaj feste ishin edhe presidenti i FFK’së, Agim Ademi, dhe kreu i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.