Ish-presidenti Clinton vjen në Kosovë për 20 vjetorin e çlirimit

Views: 339
donita

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do të jetë në Kosovë për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Clinton do të mbajë fjalim në tubimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të kësaj ngjarje…

Ky tubim do të zhvillohet më 12 qershor, me fillim nga ora 11:00, në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë!

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në tubimin qendror, dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të falënderuar presidentin Clinton për lidershipin e tij në ndërtimin e paqes në Kosovë dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në tërë rajonin.