E zë dheu, vd.es një person në Kopiliq të Skënderajt

Views: 198
donita

Dy persona janë zënë nga shembja e dheut dje në Kopiliq të Epërm të Skënderajt. Njëri nga ta ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është lënduar.

Sipas Policisë i ndjeri dhe i lënduari ishin duke punuar në një kompani private duke kryer një kanal të ujërave të zeza.

 Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e vik.timës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.