Fotografia që pushtoi botën: Kështu duket sot njeriu që më 1999 u hodh mbi makinat e NATO-s

Views: 3037
Avantgardia

Kur kemi dëgjuar se kolonat e ushtarëve italianë po i afrohen hyrjes së qytetit kemi dalë bashkë me disa njerëz të tjerë që ishim duke qëndruar bashkërisht.
Shumë pak metra larg nesh po qëndronin param.ilitarët serbë me një pizgauer dhe një autoblindë, të gatshëm të gjuanin mbi ne.

E teksa forcat e NATO-s po afroheshin unë, fillimisht e kam nxjerrë një flamur kuqezi dhe e kam vendosur në një shenjë komunikacioni, pastaj kam vrapuar në drejtim të tyre, ndërsa serbët e kanë drejtuar mitralozin e autoblindës në drejtimin timin.
Nuk e di pse nuk kanë gjuaj,tur në mua, por e di që kanë gjua.jtur pesë herë në ajër”, thotë ai.

Ai vlerëson se hyrja e NATO-s shpëtoi Gjakovën nga shfarosja totale dhe sipas tij, serbët kanë vrarë njerëz dhe kanë djegur shtëpi edhe për disa orë sa ushtarët e NATO-s ishin brenda qytetit.

Ndërsa pamjet e tij, teksa hidhej në xhamat e makinave të NATO-s ende ekzistojnë dhe atë kohë janë parë në gjithë botën.