Labinot Tahiri i shkon Ramushit në zyre, i kërkon kompensimin e dëmeve të fermerëve dhe asfaltimin e disa rrugëve në Ferizaj

Kryeministri Haradinaj ka takuar deputetin Labinot Tahiri.

Haradinaj shkroi se me Tahirin diskutuan për rrjedhat politike në vend.

Labinot Tahiri është shprehur falënderues ndaj Haradinajt për fillimin e punimeve në rrugën për fshatin Tërn në Ferizaj.

Në këtë takim është diskutuar edhe për statusin e kompensimit të fermerëve të Komunës së Ferizajt për dëmet që u shkaktuan nga breshëri.

Haradinaj në këtë takim ka falënderuar deputetin Tahiri për angazhimin e tij për adresimin e problemeve të qytetarëve të kësaj komune për mënyrën që Qeveria e Kosovës të jetë sa më afër shqetësimeve të tyre për t’iu dhënë zgjidhje.