LDK e lëshon debatin pasi që Komuna e Ferizajt kishte dërguar një individ që nuk përfaqëson agjë ja cili është!

Views: 172
Avantgardia

Komuna e Ferizajt sot në një debat televiziv kishte dërguar një individ i cili nuk ka as një lloj ndikimi dhe nuk e përfaqëson askënd, indeksKosova mëson se ai ka qenë Albion sherifi, dhe kjo ka qenë arsya pse LDK e ka lëshuar debatin pasi që ai nuk përfaqëson askënd!

Sonte ishte paraparë të zhvillohej një debat televiziv në Televizionin “Tema” në Ferizaj, për të diskutuar dhe trajtuar mbi procesin e zgjedhjeve të kryetarëve të zonave urbane dhe të fshatrave të Ferizajt, proces i cili po organizohet dhe drejtohet nga pushteti i Ferizajt, i gjithë ky proces zgjedhor po manifestohet fillim e mbarim me shumë parregullsi e manipulime të fabrikuara.

Me këtë rast, njoftoj gjithë opinionin publik, se në kuadër të këtij debati ishte paraparë të jenë të pranishëm panelistë në përbërje të përfaqësuesve politik të partive opozitare, drejtoreshës së Administratës së Përgjithshme të Ferizajt, drejtori e cila e udhëheq këtë proces zgjedhor, si dhe të përfaqësuesve të OJQ-ve, mirëpo pushteti lokal i Ferizajt kishte deleguar një individ pa përfaqësim dhe jorelevant, që në fakt nuk përfaqësonte përbërjen që do të duhej të jetë e pranishme, prandaj unë si shenjë proteste për këtë veprim manipulues të këtij pushteti nuk pranova të debatojë me një individ që nuk përfaqëson asgjë.

Pushteti lokal i Ferizajt ka zgjedhur rrugën e ikjes dhe jo të debatit e të ballafaqimit objektiv e konstruktiv para opinionit publik!