Lulëkuqet e vogla në Reçak vallzojnë në 69 vjetorin e shkollës Skënderbeu

Views: 130
Avantgardia

Me një manifestim festiv, të martën është shënuar Dita e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Skënderbeu” në Reçak. Në përvjetorin e shënimit të 69 vjetorit të kësaj shkolle, foli drejtori i Arsimit, Mensur Neziri, i cili tha se krenaria e shkollës është vet emri i saj, e që edhe më madhështore atë e bëjnë ndryshimet pozitive në arsim dhe cilësia në mësimdhënie dhe mësimnxënie që vazhdimisht është në rritje e sipër në komunën tonë.
Ndërkaq, drejtori i shkollës së Reçakut, Faruk Bajrami, tha se ky institucion shkollor nga gjiri i saj nxori një numër të madh të nxënësve, të cilët më vonë u prin shumë proceseve shoqërore, ekonomike dhe kulturore. Ai gjithashtu në vazhdim foli për historikun dhe të arriturat e shkollës së Reçakut, të treguara gjatë vitit shkollor 2018/2019.
Për kontributin e dhënë në këtë shkollë u shpërblyen me mirënjohje disa nga mësimdhënësit dhe nxënësit e dalluar, ndërsa krejt në fund u shfaq një program i pasur kulturo-artistik nga nxënësit e kësaj shkolle.